Logopedia në Foltoren e PD: Shqipëria ka humbur vlerat, vetëm qëndresa u jep zë qytetarëve
Logopedia Gentiana Sinaj, në fjalën e saj në foltoren e opozitës, ka ngritur shqetësimin për zhvlerësimin e thellë të jetës, dinjitetit dhe profesionit në Shqipëri.
Duke e cilësuar këtë hapësirë si ‘institucionin e vetëm’ që u jep zë qytetarëve, ajo bëri thirrje për vazhdimin e qëndresës dhe forcimin e zërit qytetar përballë realitetit që, sipas saj, ka lënë shumë shqiptarë pa përfaqësim.
Gentiana Sinaj: Mirëmbrëma të dashur qytetarë, të nderuar qëndrestarë. Unë jam Gentiana Sinaj me profesion logopede. Në një vend ku është vlerësuar çdo gjë, është zhvlerësuar çdo gjë, është zhvlerësuar jeta njerëzore, është zhvlerësuar dinjiteti njerëzor, është zhvlerësuar prona, është zhvlerësuar pasuria, është zhvlerësuar karakteri i individëve, është zhvlerësuar profesioni dhe është zhvlerësuar karriera. Në këtë vend, ky vend, pra kjo foltore, të gjithë ju, të gjithë ne, është i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë, i cili ka mundur që t'i japë vlerë të vërtetë eksperiencës, përvojës së më të rriturve, si dhe i ka dhënë hapësirë zërit të tërinjve, që të dëgjohet me shumë forcë dhe shumë energji dhe guxim. Ndaj, ta mbajmë fort të gjithë këtë që kemi arritur, të gjithë këtë qëndresë dhe këtë qëndrueshmëri dhe guxim që dëshmojmë prej kaq kohësh, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t'u dhënë zë të gjithë shqiptarëve, për t'u dhënë zë dhe atyre shqiptarëve të cilët sot nuk kanë zë. Ndaj dhe unë jam shumë krenare që do të jem pjesë e historisë si një person i cili dëshmoi guxim, njësoj si ju, dhe që është njëri prej jush.