Udinese-Como, rekord negativ në Serie A: vetëm dy italianë në fushë

Ndeshja mes Udinese dhe Como nuk solli vetëm një barazim pa gola, por edhe një statistikë të pazakontë për Serie A. Në këtë përballje, vetëm një lojtar italian ishte titullar nga 22 në fushë: Nicolò Zaniolo, duke vendosur një rekord negativ për këtë sezon.

Nëse përfshihen edhe zëvendësimet dhe trajnerët, situata ndryshon shumë pak. Nga gjithsej 34 persona që morën pjesë në ndeshje (lojtarë dhe trajnerë), vetëm dy ishin italianë: Zaniolo dhe mbrojtësi Bertola, i cili u aktivizua në minutat e fundit për skuadrën friulane.

Për të gjetur një rast të ngjashëm në elitën e futbollit italian duhet të kthehemi në 28 prill 2024, në ndeshjen Bologna-Udinese (1-1), ku i vetmi italian titullar ishte Lorenzo Lucca.

Pastaj e konsiderojnë dramë eliminimin e Italisë për herë të tretë radhazi në playoff të Botërorit, kur numri i itlianë që luajnë në Serinë A është në ulje të vazhdueshme.