Në Kosovë nafta sot blihet gati 40 lekë më lirë se në Shqipëri, benzina 32 lekë më pak
Ndërsa prej të 3 prillit në Shqipëri nafta shitet me 224 lekë/litre dhe 181 lekë/litri, përkatësisht në Kosovë çmimi është 1.86 euro/litër nafta, kurse benzina 1.49 euro/litër. Pra në Kosovë nafta është 38 lekë më lirë dhe 32 lekë benzina.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar sot se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.
Pra, për sot, 6 prill, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel) deri në 1.86 euro/litër, kurse benzina 1.49 euro/litër.
Ndërkohë çmimi i ri në Shqipëri hyri më 3 prill kur dhe u mblodh bordi për herë të fundit. Me vendimin e fundit Bordi rriti tregtimin e naftës në tregun e pakicës në 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, pra me një rritje prej 6 lekësh.