Izraeli godet kompleksin petrokimik në Iran, Katz: Vijojmë sulmet ndaj infrastrukturës iraniane
Ushtria izraelite ka goditur një kompleks petrokimik në Iran. Lajmi u konfirmua nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili shton se ushtria izraelite është urdhëruar të vazhdojë sulmet ndaj infrastrukturës iraniane “me të gjithë forcën”.
“IDF ka goditur fuqishëm kompleksin më të madh petrokimik në Iran, që ndodhet në Asaluyeh”, tha Katz, duke iu referuar edhe një sulmi ndaj një tjetër objekti javën e kaluar.
“Tani të dyja këto objekte, të cilat së bashku përbëjnë rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, janë nxjerrë jashtë funksionit dhe nuk operojnë më”, thuhet në deklaratë.
Objekti në Asaluyeh prodhonte rreth gjysmën e produkteve petrokimike të vendit, shtoi ai.
Ndërkohë, agjencia gjysmëzyrtare Tasnim Neës Agency ka raportuar se dy kompani petrokimike janë sulmuar, shkruan BBC.