'Le të flasim Shqip'/ Studentët e Tetovës i bashkohen protestës në Shkup: Kërkojnë dorëheqjen e ministrit
Me thirrjet “Le të flasim shqip!” dhe “Drejtësi”, studentët shqiptarë nga Tetova i janë bashkuar studentëve të Shkupit në marshimin drejt Ministrisë së Drejtësisë.
Të shumtë në numër dhe me pankarta në duar, ata po protestojnë kundër pamundësisë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore
Studentët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, ndërsa në pankartat e tyre shfaqen mesazhe si: “Ligji për gjuhët është i qartë”, “Mos mohoni të drejtën e fituar”, “Marrëveshja e Ohrit nuk negociohet” dhe “Dorëheqje”.