Greqi/ Abuzimi me subvencionet e BE: Mitsotakis dëshiron të nisë procedurat ligjore evropiane ‘pa vonesë’
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i kërkoi Zyrës së Prokurorit Publik Europian të hënën, më 6 prill, të nisë "pa vonesë" procedurat e mundshme kundër anëtarëve të partisë së tij, imuniteti parlamentar i të cilëve ai kërkoi të hiqet si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar që përfshin subvencionet bujqësore të Bashkimit Europian (BE), raporton AFP.
"I kërkoj Zyrës së Prokurorit Publik Europian, sapo të hiqet imuniteti i anëtarëve tanë të parlamentit, të nisë të gjitha masat hetimore pa vonesë", deklaroi ai në një deklaratë të transmetuar në televizionin publik, duke i kërkuar zyrës së prokurorit të specifikojë "nëse ka ndërmend të ngrejë padi penale" dhe "kundër kujt".