Berisha sfidon Ramën: Nëse ai vjen në seancë, shkoj për ballafaqim, ta shohin të gjithë shqiptarët
“Nëse Rama thirret në seancë, do të shkoj për ballafaqim, ta shohin të gjithë shqiptarët”, kështu tha kreu demokrat Sali Berisha pas pyetjes së një gazetari gjatë deklaratës së tij para SPAK.
Anila Hoxha, TCH: Nëse gjykata pranon që Rama të thirret si dëshmitar, do jeni ju në atë seancë?
Sali Berisha: Po më thirri gjykata, do të shkoj me kënaqësi.
E merrni vesh se si do ta bëj Edi Ramën unë. Të jetë me kamera, ta shohin të gjithë shqiptarët.
Të dalim, të ballafaqohemi.
Por ai nuk vjen, ai këta i shumëzon me zero, i ka si ushtarë.
Po e thirrën, unë e vlerësoj atë dhe do të shkoj patjetër.
Nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin, do të shkoj unë, nuk e kam asnjë problem.
Këto ishin për sot.
Seriali tjetër është seriali Dumani.
Anila Hoxha, TCH: Po na i paraqet si publicitet?
Sali Berisha: Po, është rregull që gjërat anonçohen. Unë bëj transparencë. Seriali Dumani është edhe ai një serial i veçantë.
Pyetje: Nëse do kemi një serial Dumani, a e konsideroni të përfunduar serialin Gjoka?
Sali Berisha: Seriali Gjoka u mbyll, sepse serialin Gjoka do të çojnë ta gjykojë gjykata e vet. Nuk shkon kurrë që e njëjta gjykatë të gjykojë personin, por ky është urdhri i Sadush Gjokës dhe këta nuk kanë çfarë bëjnë.
E ka dhënë këtë udhëzim ai, e ka lëshuar kur ia kanë kërkuar. A e dini si e përdor ai gjykatën? Si kuzhinë të veten.