Tritol në oborrin e banesës së kryetarit të Njësisë Qesarat, Memaliaj! Autorët largohen pas djegies së makinës

Më datë 6 prill 2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit Burjan Kapa, 67 vjeç, i cili është edhe kryetar i Njësisë Administrative Qesarat në Memaliajt, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme materiale. 

Autorët, gjatë largimit, dyshohet se kanë djegur automjetin e përdorur në aksin “Krahës–Memaliaj”, pranë fshatit Qesarat, dhe më pas janë larguar në këmbë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Memaliaj / Informacion paraprak

Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj", në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.