Dëmtoi varrin e një 21-vjeçari dhe vodhi sende, procedohet penalisht 44-vjeçari në Lezhë
Një 44-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka vjedhur sende në varret e fshatit Shëkoll dhe ka dëmtuar varrin e një 21-vjeçari.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale M. Ll. është konstatuar nga banorët e zonës duke kryer vjedhje në varreza, ndërsa më pas janë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, ai dyshohet edhe si autor i dëmtimit të varrit të një të riu 21-vjeçar, për të cilin ka bërë kallëzim xhaxhai i tij.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e veprimtarisë së plotë të këtij shtetasi.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Ll., 44 vjeç, pasi është konstatuar nga banorët e fshatit duke vjedhur sende në varret e fshatit Shëkoll, Lezhë. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet edhe si autor i dëmtimit të varrit të një 21-vjeçari, për të cilin ka bërë kallëzim xhaxhai i tij.