Ukrainë: Tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm ajror rus në Odessa
Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Odessa, në jug të Ukrainës.
Kështu njoftoi të hënën, më 6 prill, kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak.
Sulmi plagosi gjithashtu dhjetë persona, dy prej të cilëve rëndë, sipas AFP.