E shkatërruar, pamje pas shpërthimit në byrektore, dëmtohen makina e xhamat e pallatit

Një bombol gazi ka shpërthyer në brendësi të një byrektoreje mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:00 ndërsa policia informoi se si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Gazetari i Syri Tv, informon se ka pasur dëmtime dhe të xhamave të pallateve përreth. Zhurma ka qenë aq e madhe sa një pjesë e banorëve kanë dalë të frikësuar. Fatmiresisht nuk ka të lënduar.