Tërmeti me 4.3 magnitudë Rihter godet Janinën

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 07:20 të mëngjesit të së Hënës së Madhe në Janinë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes sizmike ka qenë rreth 2 kilometra në jugperëndim të Asprangeli, ndërsa thellësia fokale është regjistruar në 5 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në disa zona përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për çdo zhvillim të mëtejshëm.