Lavrov: SHBA duhet të heqë dorë nga gjuha e ultimatumeve ndaj Iranit!
Moska u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të “braktisë gjuhën e ultimatumeve” për të lehtësuar një “kthim në negociata”, teksa lufta ndaj Iranit ka hyrë në muajin e dytë të sulmeve.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e bëri këtë deklaratë në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi.
"Pala ruse shprehu shpresën se përpjekjet e ndërmarra nga disa vende për të ulur tensionet do të jenë të suksesshme, gjë që do të lehtësohej nga braktisja e gjuhës së ultimatumeve nga SHBA-të dhe kthimi në negociata", tha ai.
Të dy gjithashtu bënë thirrje për t'i dhënë fund "sulmeve të pamatura dhe të paligjshme ndaj infrastrukturës civile", përfshirë termocentralin Bushehr, ku punojnë punonjës rusë./ ANSA.