‘Narko-trafikantët blenë vota në Francë’, Burimi: Marrin përsipër funksione të shtetit, ofrojnë shërbime për komunitetin

Një fenomen alarmues po përhapet në Francë, ku rrjetet e fuqishme të narkotrafikut kanë dalë jashtë klisheve të vjetra të Marsejës dhe po shtrijnë influencën e tyre në të gjithë vendin.

I ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ nën moderimin e Dori Dakës në Syri Tv, analisti Genci Burimi, tha se kjo strukturë paralele, në atë që njihet si një “shtet brenda shtetit”, nuk po kërcënon vetëm rendin publik, por po depërton thellë në pëlhurën sociale dhe politike, duke financuar jetën publike dhe duke ndikuar deri në rezultatet zgjedhore.

Sipas tij, fenomeni i “eskobarizimit”, ku bandat marrin përsipër funksione të shtetit duke ofruar shërbime për komunitetin, si blerja e librave shkollorë apo mbështetja financiare për familjet në nevojë, tashmë është një realitet edhe në qytete dikur të qeta si Grenoble, Nantes apo Clermont-Ferrand.

Përballë këtij kërcënimi sistemik, reagimi i qeverisë franceze ka nisur të marrë formë. Ish-ministri i Brendshëm i emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ka sinjalizuar sipas Burimit, prioritetin e tij të lartë, për t’i dhënë fund krimit të organizuar.

Në revolucion që ndodhi para ca vitesh, në sy të botës, e gjithë Europa e pa, të famshmit jelekë të verdhë, qe pikërisht për ato shkaqe sot. Në atë kohë u rrit çmimi i naftës vetëm 10 centë dhe doli populli në rrugë dhe desh e shkarkoi dhe Macronin në Elysee gjallë dhe ai u strehua në bunker. Kështu që nuk ka asnjë gjë të re. Problemi është se, ëh, kur ndodhi kriza e COVID-it, pikërisht politikanët francezë, duke e ndjerë këtë shpirt revolucionar të popullit të tyre, ëh, zgjidhën qesen dhe shpërndanë shumë dhurata.

Domethënë, ti ishe ndërmarrje, humbe para, t'i paguan gjithçka. Ihte ajo shprehja, "Quoiqu'il en coûte". Sado të kushtojë, unë paguaj. Dhe kjo e çoi ekonominë franceze në një humnerë fiskale të jashtëzakonshme dhe sot është kampione për deficitet në zonën Euro, me mbi 5.5% deficit të GDP-së, ndërkohë që limiti i Mastrichtit është -3%. Kështu që, këtë herë, pardje, kryeministri i ri i Francës, se i ka ndryshuar shpesh, tha, “Nuk ka më para”, tha.

Para një viti e kaluar, që qytete që në Francë ishin të rehatshme, të qeta, me një lloj jete normale, që këto qytete të binin peng prej bandave të narkotrafikut, Grenoble. Nanta. Nanat, që është në oqeanin Atlantik, që mbaheshin qytetet ku me pika më të larta të votuara në Francë. Clermont-Ferrand. Clermont-Ferrand është në qendër të Francës mes pyjeve, që s'ka qytet më të qetë. Ç'bëjnë ata atje? Të zbulohen atje këto banda. Narkotrafik. Kështu që nuk janë më në Marsejë, që po shkojnë tani dhe po sulmojnë komplet atë pëlhurën sociale të Francës.

Nga qytetet e jugut të Francës, ku nëna me fëmijë e pranonin që librat shkollorë po ua blinin këta të drogës. Pra, kryetar bashkie ose opozitarë që thonin po, na blenë vota për neve. Ndodhi kjo në Francë. Ky ishte tmerri. Ish-ministrin e brendshëm e bëri ministër të drejtësisë. Darmani gjënë e parë që bëri tha, do bëj menjëherë tha, si në Amerikë, dhe kjo është, për ne kur në Francë një njeri fillon dhe reagon, kur fillon, se në Shqipëri s'ka reagime. Tha do bëj një gjyq tha, sigurisht të lartë, për 100 narkotrafikantët më të mëdhenj në Francë, sepse këta që janë nëpër rrethe janë të vegjlit, duhet të kapur koka. Dhe këtë e bëri ai.

 Dhe tani ky është gjyqi i madh që bëhet sot, dhe që është shumë i madh, s'është gjyqi i këtyre masonikëve, pra janë kapur 45 koka narkotrafikësh. Sot në Francë është bërë tashmë një fenomen publik, narkotrafiku që po financon jetën publike. Por ama ka filluar reagimi në shkallë të gjerë që s'ka qenë më përpara. Më përpara mediat, klasa politike e kujtonin këtë fenomen si një fenomen folklorik i jugut, i Marsejës, me dialektin e Marsejës.

Po të shikosh statistikat, këta që merren me drogë, se ai rrjeti i drogës nuk është vetëm ai që e shet, është dhe ai që e ruan, që shikon, është, që shikon, ai që ruan, që shikon, janë minorenë, 12 vjeç, 13 vjeç, 15 vjeç. S'kanë luksin të shkojnë në shkollë. Dhe çfarë shikon? Që, shohim që nuk shkojnë në shkollë sepse janë fëmijë e prejardhur nga emigracioni. Fëmija i një francezi shkon në shkollë. Fëmija me një baba-mama algjerian, maroken, tunizian, kur nuk shkon në shkollë, bën këtë trafik drogash.