Irani i kundërpërgjigjet Trump: Po e zvarrit SHBA në ferr, rajoni do të digjet!
Teherani paralajmëroi presidentin amerikan, Donald Trump, pas kërcënimeve të fundit që kreu ui Shtëpisë së Bardhë bëri ndaj infrastrukturës së tij energjetike dhe urave nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri të martën.
"Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një ferr të gjallë për çdo familje të vetme dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet, sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut’, thuhet në reagimin e kryeparlamentarin iraniaN, Mohammad Bagher Ghalibar në X.
Gjithashtu Ghalibaf e vijoi mesazhin më tej, duke thënë se: “Mos u gaboni: nuk do të arrini asgjë duke kryer krime lufte", shkroi Kryetari i Parlamentit iranian në X.
"E vetmja zgjidhje e vërtetë është të respektohen të drejtat e popullit iranian dhe t'i jepet fund kësaj loje të rrezikshme.", përmbylli reagimin në X, raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Ish-ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Velayati, paralajmëroi gjithashtu se: “nëse Shtëpia e Bardhë përsërit gabimet e saj të pamenduara, ajo do ta kuptojë shpejt se rrjedha e energjisë dhe tregtia globale mund të ndërpriten me një sinjal të vetëm”.
Velayati kritikoi më tej strategjitë e Uashingtonit, duke deklaruar se ndërsa “Shtetet e Bashkuara kanë mësuar historinë nga Irani, ato ende nuk e kanë mësuar gjeografinë e fuqisë”.