Çeno: Orban përballë sfidës më serioze elektorale, tensione të forta me BE pas luftës në Ukrainë
Gjatë një interviste në emisionin “Syri i Botës” me Dori Daka në Syri TV, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enri Çeno, analizoi zhvillimet politike në Hungari dhe përplasjet e kryeministrit Viktor Orbán me Bashkimi Europian.
Sipas Çenos, Orban, i cili drejton Hungaria që prej vitit 2010, është një ndër liderët më jetëgjatë në BE. Ai theksoi se veçanërisht pas shpërthimit të luftës në Ukraina, marrëdhëniet mes Budapestit dhe Brukselit janë tensionuar ndjeshëm.
Eksperti u shpreh se përplasjet lidhen kryesisht me mënyrën e funksionimit institucional të BE-së, ku vendet anëtare kanë të drejtë të përdorin veton për çështje të rëndësishme, përfshirë buxhetin dhe vendimmarrje të tjera politike.
Çeno theksoi se ndonëse Orbani cilësohet nga disa qarqe europiane si figurë e ekstremit të djathtë, ai e konsideron atë më tepër si një lider konservator që vendos në qendër interesin kombëtar hungarez.
Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme, eksperti vlerësoi se ato përbëjnë një moment kyç, pasi për herë të parë pas shumë vitesh pritet një garë reale elektorale. Në zgjedhjet e kaluara, partia në pushtet, Fidesz, siguroi mbi dy të tretat e votave, duke krijuar një shumicë kushtetuese.Nga ana tjetër, opozita paraqitet më e bashkuar, duke krijuar një garë brenda spektrit të djathtë politik. Çeno theksoi se në vende si Hungaria dhe Polonia, e majta ka një peshë të kufizuar në skenën politike.
Çeno theksoi se rezultati final do të varet nga votuesit, ndërsa data 12 pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të Hungarisë.
Çeno:
Pra, siç ju e thatë edhe në fillim, Orbani drejton një ndër vendet kryesore do të thoja të Europës Qendrore, si në aspektin politik, po edhe në atë ekonomik, pra Hungarinë, që nga viti 2010. Është lideri politik më jetëgjatë në në në Bashkimin Europian dhe sigurisht që kjo ka krijuar, sidomos në periudhën e fundit, pra në mandatin e fundit kryesisht, pas shpërthimit të të luftës në Ukrainë, ka krijuar këto defibrilacione dhe përplasje të drejtpërdrejtë me Brukselin. Pra, në mënyrën se si është e konfiguruar institucionalisht,Bashkimi Europian dhe institucionet europiane, i japin të drejtë vendeve anëtare që herë pas here të bëjnë bllokada, qofshin këto në aspektin e buxhetit apo edhe në vendimmarrje të tjera politike, duke vendosur veton. Pra, përplasja kryesore sot, përveç qasjes politike me Brukselin, ka qenë bllokada edhe e ndihmave financiare që Bashkimi Europian i ka premtuar dhe e ka alokuar në një farë mënyre një buxhet prej rreth 90 miliardë dollarësh në ndihmë financiare, kryesisht ushtarake për Ukrainën.
Në këtë mënyrë, Orbani ka e ka kundërshtuar fort, nga shumë, opinionist-bërës të Bashkimit Europian, nga NGO-të e ndryshme të Bashkimit Europian, ai cilësohet si një figurë e ekstremit të djathtë, por gjithsesi kjo ka hapësirë interpretimi, nga aspekti ideologjik dhe në aspektin politik, të paktën ashtu si unë e konceptoj dhe e perceptoj ideologjikisht politikën, është një lider konservator i djathtë, ku bazë të tij ka sigurisht interesin e popullit të tij, apo interesin hungarez.
Në këtë lloj mënyre, pra ai ka plot 16 vite që që qeveris Hungarinë , këto zgjedhje kanë një rëndësi sepse për herë të parë ne mund të themi që ka një garë të vërtetë elektorale në Hungari, ndryshe nga zgjedhjet e para katër viteve ku Partia Fidesz dhe Orbani fituan me më shumë se 2/3 duke krijuar edhe një maxhorancë kushtetuese për t'i dhënë mundësinë edhe për të bërë ndryshime kushtetuese në favor të të të partisë së tij dhe në favor të vetë Orbanit, kështu që ka krijuar këto problemet aktuale pra që ka lidhje drejtpërdrejtë duke u përplasur me me aktorët kryesorë politikë në Bruksel. Nga ana tjetër, kemi edhe një opozitë që duket më e unifikuar, më e përbashkuar në këto zgjedhje. Sigurisht kur flasim për opozitën kemi parti të djathta, Hungaria, por nga krahu tjetër do të thoja edhe vende të tjera si Polonia, ku partitë e majta pothuajse nuk ekzistojnë, nuk kanë asnjë lloj peshe specifike në aspektin politik dhe elektoral. Pra kemi një betejë brenda të djathtës. Pra kemi si të themi, qendrën e djathtë, ajo që përfaqësohet nga koncepti politik i së djathtës europiane. Por kemi dhe nga krahu tjetër kemi dhe këtë formën konservatore, pak të egër ndoshta herë pas here të asaj që përfaqëson Orbani, por në fund fjala do t'i mbesë sigurisht, do t'i mbetet votuesve, pra me datën 12 ka një rëndësi të veçantë.
Nëse ne kthehemi shikojmë edhe edhe këto sondazhet apo pollet, aty ka një ka ka ka një dallim të madh edhe nga një sondazh në një tjetër. Pra kemi këto sondazhet e mediave europiane apo sondazhet e financuara nga NGO-të e ndryshme europiane të cilat e nxjerrin opozitën e bashkuar në 10 dhe me raste dhe 20 pikë përpara. Kemi gjithashtu sondazhe të brendshme të financuara nga qeveria, të cilët e nxjerrin Partinë e Orbanit një diferencë deri në shtatë apo tetë pikë përpara Fideszin, krahasueshmërisht me opozitën.
Por unë do specifikoj në mënyrë të veçantë një sondazh që është ajo e McLaughlin, që është një sondazhues me shumë eksperiencë amerikan. Ai është sondazhuesi i Fox News-it, por edhe i partisë Republikane, i Donald Trump-it apo edhe i partive të tjera të djathta anë e mbanë nëpër botë. Ai relativisht është përgjithësisht pak do të thoja , ka rezultuar mjaft i saktë në sondazhet e tij, dhe unë i besoj sondazhit të atij sepse ka një emër mjaft të madh dhe nuk do besoja do rrezikonte si si të themi reputacionin e tij reputacionin dhe emrin e tij mjaft të mirë në tregun e sondazhuesve anë e mbanë botës. Dhe ky sondazh e nxjerr partinë e e Orbanit sërish në avantazh me rreth pesë dhe 5.5 pikë diferencë.