OPEC+: Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, rritin paqëndrueshmërinë e tregut!

Sipas vendeve kryesore prodhuese të naftës, "çdo veprim që kompromenton sigurinë e furnizimit me energji, qoftë nëpërmjet sulmeve ndaj infrastrukturës apo ndërprerjes së korridoreve ndërkombëtare të transportit detar, rrit paqëndrueshmërinë e tregut dhe minon përpjekjet kolektive për të ruajtur stabilitetin".

Kjo është deklarata e lëshuar së fundmi nga komitetit ministror të OPEC+, i cili u mblodh këtë të diele nëpërmjet një videokonference.

Është "thelbësore të garantohet siguria e korridoreve ndërkombëtare të transportit detar, për të lejuar rrjedhën e pandërprerë të energjisë", thuhet në të.

Vendet e OPEC+ shprehin "shqetësim në lidhje me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike", duke theksuar se rivendosja e objekteve të dëmtuara "është e kushtueshme dhe kërkon kohë", duke ndikuar në disponueshmërinë e përgjithshme të furnizimit.

Kjo ishte deklarata e përbashkët, e miratuar pas takimit të sotëm ministror.

Komiteti më pas përgëzoi vendet që kanë ndërmarrë hapa për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit, "veçanërisht përmes përdorimit të rrugëve alternative të eksportit", duke ndihmuar në uljen e paqëndrueshmërisë së tregut. / ANSA.