FOTO/ Alarm fals për bombë tek ’21 dhjetori’ në Tiranë. Ja çanta e dyshuar

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e sotme në Tiranë.

Burime nga uniformat blu thanë se kanë marrë një telefonatë për një çantë të dyshimtë në zonën pranë rrugës së Kavajës.

Sipas tyre, telefonata i ka njoftuar për çantën e dyshimtë në zonën e ’21 dhjetorit’.

Forca të shumta janë nisur për në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe zona është rrethuar nga uniformat blu. 

Pas më shumë se 1 ore policia e ka shpërthyer çantën ku jane gjetur disa rroba. alarmi ka rezultuar fals.