Gjendet i pajetë në banesë, 67-vjeçari nga Korça dyshohet se vdiq nga...

Një shtetas rreth 67 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.

Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë ndërsa ka qenë mbesa e tij ajo që ka lajmëruar policinë, pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune,  ndërkohë ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari një ish mësueses, të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.