A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?
Gati tri vjet pasi e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, Kosova ende nuk ka filluar mirë t’i kryej punët rreth infrastrukturës sportive për organizimin e garave, mbase duke e vënë në pikëpyetje mbajtjen e tyre.
Lojërat Mesdhetare janë ngjarje me sporte të llojllojshme që zhvillohen çdo katër vjet dhe cilësohen si më të rëndësishmet pas Lojërave Olimpike.
Kosova do të jetë organizatore e tyre për herë të parë - nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030 - në atë që do të ishte ngjarja më e madhe sportive e zhvilluar në vend deri më tani.
Megjithatë, jo gjithçka po shkon sipas planit për organizatorët, pasi punët në ndërtimin e objektit kryesor dhe rinovimin e njërit prej më të rëndësishmeve as që kanë nisur bile: stadiumi kombëtar - ku duhet të bëhet ceremonia e hapjes dhe mbylljes së lojërave - dhe fshati mesdhetar, një kompleks i domosdoshëm për akomodimin e rreth 5.000 atletëve nga rreth 26 vende pjesëmarrëse.
Ministria e Sportit dhe Rinisë e Kosovës, së bashku me komunën e Prishtinës dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) janë përgjegjës për organizimin e këtyre lojërave.
“Sigurisht se jemi prapa me infrastrukturën dhe çdo ditë që kalon është në disfavorin tonë”, thekson Krasniqi.
Ndërtimi i një stadiumi kombëtar është temë e kamotshme në vend, por edhe pse tani më i domosdoshëm së kurrë më parë, për ndërtimin e tij nuk ndarë as toka e as paratë.
Kosova, sipas Krasniqit, nuk ka tani për tani ndonjë alternativë tjetër nëse nuk do ta ketë të gatshëm një stadium me kaq ulëse në kohë.
Megjithatë, Fidan Shatri nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, e mohon se vendi ka ngecur në përgatitje, duke nënvizuar se “nuk mund të themi që jemi vonë, sepse shumica e objekteve sportive janë të planifikuara për renovim dhe përshtatje, e jo për ndërtim nga fillimi, çka e bën procesin më të menaxhueshëm në aspektin kohor”.
Sa i përket fshatit mesdhetar, janë përmendur dy projekte, një nga Ministria dhe një nga komuna e Prishtinës.
Por, Ministria është duke punuar për ta përgatitur fshatin mesdhetar në qendër të kryeqytetit, në Qendrën e Studentëve.
Projekti përfshin konviktet, palestrën 1 Tetori, menzën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore dhe ndërtesat tjera përcjellëse. Gjithashtu përfshihen edhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit.
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) i ka bërë trysni Kosovës t’i përveshë mëngët për t’i kryer përgatitjet në kohë.
Gjatë një vizite në Prishtinë në fund të shkurtit, sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippoussis, u takua me ministrin e ri të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, si dhe anëtarët të KOK-ut, të cilëve u kërkoi t’i përshpejtojnë punimet.
Krasniqi nënvizon se ICMG-ja është duke i vëzhguar punimet dhe vazhdimisht dhe se Komiteti i përkohshëm Organizativ i Kosovës (OCMG) është “vazhdimisht në koordinim dhe bashkëpunim me të”.
“OCMG, të cilit i prinë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ku anëtarë janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, si dhe komunës së Prishtinës, janë duke vazhduar punën në përgatitjen sa më të mirë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe momentalisht jemi në prag të finalizimit të përzgjedhjes së logos”, shton ai.
“OCMG, të cilit i prinë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ku anëtarë janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, si dhe komunës së Prishtinës, janë duke vazhduar punën në përgatitjen sa më të mirë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe momentalisht jemi në prag të finalizimit të përzgjedhjes së logos”, shton ai.
Shatri, i cili është ushtrues i detyrës së drejtorit në Agjencinë e Sportit në Ministrinë e Sportit, thotë se pritjet janë që projektet të përfundojnë në pjesën e dytë të vitit 2029, periudhë në të cilën është paraparë edhe testimi i infrastrukturës.
Stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë, i cili është olimpik dhe për përdorim të shumëfishtë, po rindërtohet, por përfundimi i punimeve duket larg.
Në këtë stadium, i cili ishte hapur në vitin 1979, u zhvillua edhe ndeshja e parë ndërkombëtare e kombëtares së Kosovës në futboll e njohur nga FIFA në vitin 2014, para se asaj të bëhej anëtare e saj dy vjet më vonë.
Ndërkohë, përveç stadiumit në Mitrovicë, shteti synon rindërtimin e stadiumeve edhe në qytetet e tjera të mëdha, si Gjakovë, Gjilan dhe Pejë.
Megjithatë, për shkak se futbolli u hoq nga kalendari i garave për Lojërat e ardhshme Mesdhetare, këto stadiume nuk do të përdoren gjatë lojërave.
Por, rindërtimi sa më parë i stadiumit në Gjilan, për shembull, është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit.
Këto dy klube detyrohn të lujnë në një fushë alternative me bar artificial dhe pa tribuna për shikues.
Ndërkohë, kur iu pranua kandidatura në shtator 2023, synimi i Kosovës ishte që krahas përmirësimit të infrastrukturës për shumë sporte, të nxiste edhe turistë në vend përmes organizimit të lojërave të vitit 2030.
ICMG-ja i cilëson Lojërat Mesdhetare si ngjarjen më të rëndësishme që përfshin shumë lloje sportesh pas Lojërave Olimpike.
Për një vend që nuk ka qenë mikpritës i ndonjë organizimi të madh sportiv, organizimi i Lojërave Mesdhetare shihet si një arritje e madhe për Kosovën.
Në Lojërat Mesdhetare 2030 pritet të marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente, ndërsa programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e rreth pesë mijë sportistëve.
Se a do t'i ketë kryer Kosova punët para vitit 2029 dhe se a do ta kalojë testin infrastruktura e saj sportive për organizimin e lojërave, mbetet të shihet./REL