'Janë kundër nesh'/ Pas humbjes me Dinamon, Elbasani shpreh rezerva për arbitrimin

Elbasani ka pësuar një humbje të thellë në “Air Albania”, duke u mposhtur 1-4 nga Dinamo Tirana në një ndeshje ku verdheblutë nuk arritën të imponojnë ritmin e tyre. Rezultati konsiderohet zhgënjyes për skuadrën, e cila synonte një paraqitje më konkurruese në këtë përballje.

Pas ndeshjes, kampi elbasanas ka shprehur rezerva ndaj gjykimit, duke ngritur pikëpyetje për caktimin e arbitrit Kreshnik Cjapi në një duel të këtij niveli. Sipas tyre, vendime të caktuara gjatë lojës kanë ndikuar në rrjedhën e takimit.

Po ashtu në VAR nuk duhet të ishte as Andi Koçi sipas Elbasanit. Ata pretendojnë që sa herë ai ka arbitruar apo ka qenë në VAR, ka qenë kundër verdhebluve.

Megjithatë, pavarësisht polemikave, Elbasani mbetet i fokusuar te përmirësimi i performancës në ndeshjet e radhës, me synimin për të reaguar pozitivisht dhe për të rikthyer besimin në fushë.