SYRI TV/ Besimtarët katolikë urojnë për Pashkën, kremtimi i Pashkës vijon me drekat familjare

SYRI TV

“Pas 40 ditëve kreshmë, besimtarët katolikë festojnë sot pashkët, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen. Ata kanë përcjellë urimet e tyre në këtë ditë të shenjtë.

Pashka shënon ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.Pashka katolike festohet pas një periudhe 40-ditore agjërimi dhe përgatitjeje shpirtërore, e njohur si periudha e Kreshmës.

Festa kulmon me meshën e mesnatës së të shtunës, duke vijuar ritualet fetare, lutjet dhe urimet edhe përgjatë së dielës, ku besimtarët ndajnë me njëri-tjetrin vezët e ngjyera me bojë të kuqe, që simbolizojnë sakrificën e Jezu Krishtit për njerëzimin.

Kjo festë ka ndezur në zemrat e besimtarëve shpresën e gëzimin, të cilat i kanë përcjellë përmes urimeve. Kremtimi i Pashkës vazhdon me drekat në familje ku nuk mungojnë vezët e lyera dhe gatimet tradicionale si dhe vizita te të afërmit.

Pashka shënon jo vetëm një festë të rëndësishme fetare, por edhe një moment i thellë reflektimi. Kjo periudhë fton besimtarët të ndalen dhe të mendojnë për vlerat themelore të jetës: faljen, dashurinë, sakrificën dhe shpresën.