SYRI TV/ Dështon harta gjyqësore për Elbasanin, avokatët japin alarmin: S’ka drejtësi!

Avokatët në Elbasan japin alarmin për dështimin e hartës së re gjyqësore. tre vjet pasi kjo e fundit u bë funksionale, avokatët tregojnë me shifra se centralizimi i Gjykatave në Tiranë, ka shtuar kohën për përfundimin e proceseve gjyqësore, ndërsa janë rritur dhe kostot. Avokatët thonë se vetëm në gjykatën e Apelit, stoku i dosjeve që presin gjykim ka shkuar në 200 mijë çështje.

Syri TV

Kur kanë kaluar gati tre vite nga implementimi i hartës së re gjyqësore,  avokatët në Elbasan deklarojnë se kjo reformë mbetet një dështim. Sipas avokatit Ilia Gugu, sot shërbimi gjyqësor jo vetëm që është larguar nga qytetarët, por këta të fundit, për një çështje civile, rrezikojnë të presin me vite.

Bashkë me zgjatjen e proceseve është rritur edhe kostoja.

Ndërkohë, problematikat vijojnë edhe në Gjykatën e Apelit, ku fluksi i lartë i çështjeve, si pasojë e mbylljes disa gjykatave në vend, ka sjellë vonesa dhe sorollatje për qytetarët. Avokati Demir Çiftja shpreh shqetësimin se mbyllja e gjykatave të apelit në disa rrethe ka detyruar që të gjithë proceset gjyqësore në apel ti drejtohen Tiranës. Sipas avokatit Demir Çiftja janë 200 mije dosje që janë të pa shqyrtuar në gjykatën e Apelit.

Ky fluks i madh ka ndikuar edhe në cilësinë e vendimeve, ndërsa nga ana tjetër  kostot për qytetarët janë rritur ndjeshëm.