Një ditë më parë, Trump i kishte dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të bërë “një marrëveshje ose për të hapur Hormuzin”, duke rritur më tej tensionet në rajonin e Gjirit.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/05/auto_image1775394128.webp", "width": 900, "height": 506 } }

‘Hapni Ngushticën e Hormuzit ose...’/ Trump kërcënon Iranin: Të martën do të sulmojmë termocentralet dhe...

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të godasë termocentralet dhe urat në Iran të martën, nëse Teherani nuk hap Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në rrjetin social Truth, Trump përdori një gjuhë të ashpër, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse kërkesa e tij nuk plotësohet.

“E marta në Iran do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një. Nuk do të ketë ndodhur asgjë e ngjashme më parë!!! Hapni Ngushticën e Hormuzit o bastardë, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni! Paqja qoftë mbi  Allahun", shkroi ai.

Një ditë më parë, Trump i kishte dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të bërë “një marrëveshje ose për të hapur Hormuzin”, duke rritur më tej tensionet në rajonin e Gjirit.