Aksident në Lezhë-Milot/ Përplasen dy makina pranë ‘Treshit’, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Audi A4” dhe një foristradë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti me drejtues shtetasin V. B..

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B., e cila është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.