Dëmtohen dy termocentrale në Kuvajt nga sulmi iranian

Dy termocentrale dhe njësi desalinimi u dëmtuan në Kuvajt gjatë një sulmi me dron iranian, tha Ministria e Energjisë e Emirateve.

“Dy termocentrale dhe njësi desalinimi u ekspozuan ndaj sulmit të mjeteve ajrore pa pilot iraniane. Dëme të rënda materiale u shkaktuan në termocentrale si rezultat i sulmit, dhe dy njësitë e tyre gjeneruese të energjisë pësuan ndërprerje”, tha ministria në X.