Ua ua ua, Ramës me 100% pushtet integrimin ja penguaka opozita!

Nga Petrit Vasili/

Ramës rrëmbyesit të të gjitha pushteteve integrimin evropian ja penguaka opozita.

Idiotizmi propagandistik po e shtyn Ramën në gremina logjike të papara.

Të gjithë pyesin:

Po si e arrin opozita që ta pengojë integrimin nëse Shqipëria sipas Ramës " ndrin dhe shkëlqen"?

Cilin pushtet paska opozita të cilin e shfrytëzoka sipas Ramës për të penguar integrimin?

Përgjigjet janë të thjeshta.

Rama e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet dhe vetë ndërkombëtarët e konsiderojnë Kolumbinë e Evropës dhe opozita natyrshëm do ta theksojë këtë për të shpëtuar vendin nga ky Eskobar në krye të qeverisë.

Një ushtri të korruptuarish të pushtetit të Ramës nga zv.kryeministra, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë gjithfarësh, komisarë policie, komandantë ushtrie etj janë nën hetim apo të dënuar për narkotrafik, korrupsion dhe inkriminim në veprimtari kriminale dhe opozita patjetër do ta evidentojë këtë.

Raporte të Departamentit të Shtetit, Raportet e Progresit, Rezoluta të Parlamentit Evropian,Raporti i OSBE për zgjedhjet, Rezoluta të Grupimeve Botërore të Partive Politike, qindra e qindra e qindra shkrime e reportazhe të mediave vizive e të shkruara nga më prestigjiozet e globit kanë nxjerrë në shesh qeverisjen e turpshme të Edi Ramës dhe opozita e ka detyrë ti mbështesë ato.

Veprimet politike të Ramës si mbrojtja e hapur e korrupsionit dhe të korruptuarve duke përdorur paturpësisht parlamentin janë kritikuar hapur nga institucionet evropiane e ndërkombëtare dhe patjetër opozita do ti denoncojë ato.

Aferat, si Inceneratorët, AKSHI, Porti i Durrësit, Mc Gonigal, korrupsioni elektoral, Becchetti, Teatri, janë denoncuar botërisht në institucionet dhe mediat ndërkombëtare dhe opozita ka pasur meritën ti zbulojë ajo shumicën e tyre

KONKLUZIONI:

Rama e kupton mirë se është zhytur kaq thellë në llumin e diskreditimit sa nuk del dot.

Rama e kupton mirë se edhe 100% e pushtetit që zotëron nuk del për të mbyllur oqeanin e korrupsionit dhe kompromentimit të tij.

Rama e kupton se megjithë tentativat e tij banale nuk e blen dot opozitën dhe nuk ua mbyll dot gojën.

Rama e kupton se edhe propaganda e dhjetëra mediave të blera prej tij jo vetëm që nuk mjafton por me debilët që nxjerr përditë po ja nxjerrin bojën më keq akoma.

Rama e kupton se grabitja e të gjithë pushteteve është varri politik i tij dhe jo rrugëdalja.

Rama e kupton se ndërkombëtarisht është tashmë një autokrat bufon dhe i qelbur në negativitet të formës më të rënde.

Rama e kupton më së miri se opozita fiton terren çdo ditë sepse denoncon të vërteta të hidhura për Ramën.

Rama e kupton mirë se hajdutët e tij i kanë dalë duarsh dhe ai nuk kontrollon dot më as të vetët, ndaj përditë përballet me denoncime të reja të pandalshme njëra më e rëndë se tjetra.

Rama kupton mirë se ka ardhur koha që ai vetë do të shkojë përpara drejtësisë dhe këtë ai nuk e shmang dot.