Aksident me vdekje në Lushnje/ Tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, ku një motoçikletë u përplas me një mjet tip Volkswagen Caddy.

Sipas informacioneve parapraketë siguruara nga gazetari i Syri tv, mjeti tip Caddy po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta tentoi të parakalojë, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Shkak sipas bluve është parakalimi i motoçikletës ndërsa automjeti tip cady ishte duke u kthyer në anën tjetër të rrugës.