Pashka Katolike/ Blushi: Drita e Krishtit të ringjallur të ndriçojë zemrat e të gjithëve

Në ditën e shenjtë të Pashkës, deputeti dhe njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët e krishterë.

Në mesazhin e tij, ai uroi për më shumë paqe, shëndet, lumturi, mirësi dhe begati për të gjitha familjet shqiptare.

Duke iu referuar simbolikës së festës, ai shprehu dëshirën që "drita e Krishtit të ringjallur të ndriçojë zemrat e të gjithëve".

Blushi tha se Pashka përcjell mesazhe të fuqishme, duke e cilësuar si triumfin e padiskutueshëm të së mirës ndaj së keqes dhe të dritës mbi errësirën. Sipas tij, kjo festë përfaqëson gjithashtu "shpërblimin e të gjithë vuajtjeve dhe sakrificave".

Tedi Blushi: Urimet më të përzemërta për më shumë paqe, shëndet, lumturi, mirësi dhe begati. Drita e Krishtit të ringjallur urojmë të ndriçojë zemrat e të gjithë familjeve shqiptare. Të mos harrojmë sot mesazhet e fuqishme që përcjell festa e Pashkës, që janë triumfi i padiskutueshëm i së mirës ndaj së keqes, triumfi i dritës mbi errësirën dhe në veçanti, shpërblimi i të gjithë vuajtjeve dhe sakrificave.

Është gjithashtu kënaqësi që si kombi i shenjtores Nënë Tereza, të vlerësojmë harmoninë e shkëlqyer fetare që reflektohet në këto festa, një dëshmi e një vlere unikale në mbarë botën. Faleminderit.