Qëlloi me armë drejt një 42-vjeçari dhe më pas u zhduk, arrestohet pas më shumë se një viti i riu

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti është arrestuar nga policia e Fierit.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale K.B., i cili në janar 2025 për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.