Si u zhvillua dita-ditës lajmi për rrëzimin e avionit dhe shpëtimin e pilotëve

Presidenti amerikan Donald Trump po feston shpëtimin e një aviatori të dytë amerikan, pasi një avion luftarak u rrëzua mbi Iran, duke përmbyllur një mision shpëtimi me rrezik të lartë që u zhvillua gjatë fundjavës.

Ja një përmbledhje ditë pas dite e zhvillimeve:

E premte: Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se SHBA po kërkonte një nga pilotët e saj pasi një avion ishte rrëzuar mbi Iran. Kjo u konfirmua më pas nga zyrtarë amerikanë për disa media perëndimore, të cilët thanë se avioni ishte një F-15E.
Guvernatori i provincës jugore iraniane Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad deklaroi se prioritet ishte “kapja” e çdo anëtari të ekuipazhit amerikan “të gjallë”, duke ofruar edhe shpërblim për kapjen e tyre.

Pak para orës 12:00 EDT (16:00 GMT), CBS raportoi se një anëtar i ekuipazhit të avionit të rrëzuar ishte shpëtuar, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Media raportoi gjithashtu se dy avionë të përfshirë në operacionin e shpëtimit u vunë nën zjarr. Një avion A-10 Warthog u godit dhe piloti u detyrua të hidhej mbi Gjirin Persik, ku më pas u shpëtua. Anëtarët e ekuipazhit në një helikopter që transportonte pilotin e shpëtuar morën trajtim pasi u plagosën nga të shtënat me armë të lehta.

E shtunë: Pati pak përditësime lidhur me kërkimet për pilotin e dytë.

E diel: Pak para mesnatës EDT (04:00 GMT), mediat amerikane raportuan se piloti i dytë ishte gjetur.
Pak minuta më vonë, Trump reagoi në platformën Truth Social duke deklaruar se piloti i zhdukur është “I SIGURT dhe SHËNDETSHËM”, dhe se pavarësisht dëmtimeve, “ai do të jetë mirë”./BBC