Lushnjë – Besimtarët katolikë kremtojnë vigjiljen e Pashkës në kishën 'Shën Pjetri e Pali'

Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë të vigjiljes së Pashkës, e cila u mbajt në kishën “Shën Pjetri e Pali” në Lushnjë.

Mesha u drejtua nga don Marku dhe don John, ndërsa sipas traditës së hershme, ceremonia nisi me ndezjen e qiriut të madh të kishës. Më pas, besimtarët hynë në ambientet e saj duke ndezur qirinjtë e tyre, në një ritual simbolik që përfaqëson dritën dhe shpresën.

Pas ritualit të hyrjes, don Marku mbajti predikimin, ku u bëri thirrje besimtarëve për reflektim dhe lutje, duke kërkuar mëshirën e Zotit për të gjithë, kudo që ndodhen.