VIDEO-SYRI TV/ Kriza e energjisë dhe çmimit të karburantit, PD kërkon interpelancë me Ministrin e Energjetikës
Në një kohë kur qeveria shqiptare po mbush arkën e shtetit nga kriza, duke mos marrë asnjë masë për çmimin e karburantit, opozita ka kërkuar për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e një krize të mundshme për shkak të cmimit të karburantit dhe efektit domino në ekonomi.
Nga SYRI TV
Në një kohë që çmimi i karburantit ka shkuar në 224 lekë për litër, duke impaktuar në të gjithë sektorët e ekonomisë, Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e një krize të mundshme energjetike në vend.
Në kërkesën e dorëzuar nga deputetët demokratë, theksohet nevoja për transparencë lidhur me masat që janë marrë deri më tani për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe për sigurimin e rezervave të nevojshme të karburantit.
Sipas opozitës, situata aktuale kërkon sqarime të menjëhershme nga qeveria, sidomos në kushtet e pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimit të tyre në ekonominë vendase.
Nga ana tjetër deri tani qeveria shqiptare del e vetmja e fituar nga kjo krizë, pasi po vijon të mbushet e arka e shtetit, kryesisht për shkak të TVSH-së që është 20% por dhe për shkak se për karburantin Shqipëria ka përqindjen më të lartë të taksave në Evropë.
Monitorimi është vetmja masë që pretendon se qeveria se po merr përballë kësaj krize, teksa reduktimi i akcizës me 20% kur çmimi i naftës kalon mbi 220 lekë nuk ka asnjë impakt real tek konsumatorët.