", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/04/auto_Screenshot_2026-04-04_1858331775321924.png", "width": 900, "height": 535 } }

VIDEO/ Muriqi shpërthen në lot pas golit ndaj Realit, shoku i skuadrës bën dedikimin: Për Kosovën, për Kosovën!

Vedat Muriqi u bë protagonist absolut në fitoren historike të Mallorca-s 2-1 ndaj Real Madridit, e para që nga 14 vitet e fundit.

Gol i minutave shtesë, ku Muriqi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, la portierin Andriy Lunin të pafuqishëm dhe e bëri sulmuesin kosovar të shpërthente në lot. Pas një periudhe të vështirë emocionale, ku ai u sulmua nga tifozët për akuzat se “i shiti taktikat” te Turqia, Muriqi nuk mundi t’i ndalonte lotët.

Goli i Muriqit

Në momentin kur ra në gjunjë nga emocionet, pranë tij iu afrua bashkëlojtari Mojica, i cili u dëgjua duke bërtitur “Për Kosovën”, duke lënë të kuptohet se ky gol ishte dedikim për vendin tonë.

Për performancën e tij, Muriqi u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa ky ishte goli i 19-të i tij në LaLiga këtë sezon, vetëm katër pas liderit Kylian Mbappé. Ky moment i veçantë konfirmon ndikimin e jashtëzakonshëm të Muriqit për Mallorca-n dhe emocionin e madh që ai sjell jo vetëm për klubin, por edhe për Kosovën.