VIDEO/ Dy emigrantë gjenden të vdekur në Kamenicë të Korçës

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë në Korçë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare. Nga këqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.

Njoftimi i Policisë:

Korçë / Informacion paraprak

Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.