VIDEO/ Bardhi i reagon Ramës: Mohimi i korrupsionit u kushton shumë shqiptarëve
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mohimet e vazhdueshme të Edi Ramës për korrupsionin e madh që ka përfshirë qeverinë shqiptare.
Sipas Bardhit, ky mohim i Ramës u kushton shqiptarëve shumë.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Mohimi që kushton!
Koha ka provuar se sa më shumë që Edi Rama mohon një problem, aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur. Por çështja është se, bashkë me të, zvarriten edhe shqiptarët.
Duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, siç po bën sot, Edi Rama shmang përgjegjësinë, dekurajon dhe intimidon drejtësinë, thellon krizën dhe vonon zgjidhjen, duke e kthyer çdo mohim në kohë të humbur për Shqipërinë.