2 mars

Tre F-15 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit në një incident “zjarr miqësor” mbi Kuvajt. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë pa u lënduar dhe Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, tha këtë javë se tre pilotët kishin rikthyer në misione ndaj Iranit.

12 mars

Gjashtë anëtarë të ekuipazhit amerikan humbën jetën kur tanker-i KC-135 i tyre u rrëzua në Irak. Ushtria amerikane tha se aeroplani i furnizimit me karburant nuk u rrëzua nga zjarr armik ose miqësor, por u përfshi në një incident me një aeroplan tjetër gjatë pjesëmarrjes në Operacionin Epic Fury. Aeroplani i dytë u ul pa probleme.

26 mars

Një E-3 Sentry i Forcës Ajrore amerikane, për alarm dhe kontroll ajror, u shkatërrua në pistë gjatë një sulmi iranian mbi Bazin Ajror Prince Sultan në Arabinë Saudite, sipas fotografive të verifikuara nga CNN, ku ky i fundit raportoi se sulmi mbi bazën la të paktën 10 anëtarë të shërbimit amerikan të lënduar. Nuk u raportuan viktima. Një aeroplan tanker i Forcës Ajrore amerikane gjithashtu u dëmtua, thanë burimet.

Për më tepër, një F-35 amerikan realizoi një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme muajin e kaluar pasi u godit nga ajo që besohet të ketë qenë zjarr iranian, thanë dy burime të njohura për CNN.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbajë epërsinë absolute në fuqinë ajrore globale, me mbi 13 mijë aeroplanë ushtarakë në dispozicion. Ky numër e vendos Uashingtonin shumë përpara rivalëve të tij kryesorë në skenën ndërkombëtare.

Pas SHBA-së renditet Rusia me rreth 4000 aeroplanë, ndërsa Kina zë vendin e tretë me mbi 3000 mjete ajrore ushtarake. 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/04/auto_image_101775302349.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

Sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin

Shtatë aeroplanë amerikanë janë shkatërruar në konfliktin me Iranin.

Humbjet e një F-15 dhe një A-10 këtë të premte rrisin në shtatë numrin e aeroplanëve të Forcës Ajrore amerikane të shkatërruar gjatë luftës me Iranin.

Lufta në Iran, zhvillimet më të fundit nga Lindja e Mesme

Incidentet e mëparshme përfshijnë rrëzimin e tre F-15 në Kuvajt nga zjarr miqësor, humbjen e një tanker-i KC-135 në Irak dhe shkatërrimin e një E-3 Sentry në Arabinë Saudite gjatë një sulmi iranian.

Një F-35 gjithashtu realizoi ulje emergjente pas goditjes nga zjarri iranian.