Berisha: Mirdita duhet të jetë një entitet i qeverisjes vendore në të gjithë shtrirjen e saj

'PD beson se Mirdita në të gjithë shtrirjen e saj duhet të jetë një entitet i qeverisjes vendore' tha kryetari i PD-së, Sali Berisha sot nëbashkëbisedim me qytetarët online ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se do të përdorë mandatet e krimit kundër këtij objektivi të PD.

Pjese nga bashkëbisedimi

Prengë Ndreca: Zoti Berisha, jam Prenga nga Mirdita. Me ndarjen e re territoriale, Rama kërkon që ashtu si etërit e tij të vazhdojë të mbajë të ndarë këtë treve për shkak se PD-së i shtohet një deputet më shumë dhe se atë krahinë e majta nuk e fiton kurrë më nëse është e bashkuar. A do kërkojë PD një Mirditë në kufijtë e saj natyralë?

Sali Berisha: PD beson se Mirdita në të gjithë shtrirjen e saj duhet të jetë një entitet i qeverisjes vendore.
Dhe e ka deklaruar këtë.
Por Edi Rama do të përdorë mandatet e krimit kundër këtij objektivi të PD.
Ai mbetet për t’u zbatuar në rastin e parë nga qeveria e ardhshme e PD.