Leo Messi vë veton, bllokon kthimin e një ish-lojtari të akademisë në Camp Nou

Barcelona është dëshpërimisht në kërkim të përforcimeve pas largimit të Neymar për PSG, por asgjë nuk po shkon sipas dëshirës së saj, me dy objektivat kryesorë, Coutinho e Dembele, të paarritshëm, të paktën për momentin.

Don Balon shkruan se katalanasit kanë marrë në konsideratë edhe kthimin e një ish-lojtari të tyre në Camp Nou, Thiago Alcantara.

26-vjeçari u transferua te Bayern më 2013, pasi bavarezët paguan klazuolën prej 25 milionë eurosh. Ai shihej si pasardhësi natyral i Xavit, por ndoqi Guardiolën në Munih, në kërkim të një vendi në formacion.

Tani mund të jetë shumë i vlefshëm për Barcelonën, por janë të pakta gjasat që ai të rikthehet në Camp Nou, pas Leo Messi ka bllokuar çdo tentativë. Argjentinasi nuk i ka harruar ende fjalët e Thiagos pas largimit, ku ai tha se nuk do ta kishte problem të nënshkruante edhe me Real Madrid në të ardhmen. Për këtë arsye, Messi i ka thënë presidentit Josep Maria Bartomeu ta harrojë Thiagon.