'Politikat fiskale po rrisin çmimet e ushqimeve', Sharka: Fermerët nuk janë fajtorë, por taksat e larta të qeverisë

Ndërsa çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten duke rënduar xhepat e qytetarëve, ekspertët e bujqësisë argumentojnë se shkaktarët kryesorë nuk janë fermerët, por politikat fiskale të qeverisë. Sipas tyre, një barrë e lartë tatimore dhe mungesa e mbështetjes po e bëjnë ushqimin në Shqipëri ndër më të shtrenjtët në rajon, duke lënë fermerët dhe konsumatorët në një situatë të vështirë.

I ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të mesditës, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Eduart Sharka tha se dryshe nga vendet fqinje si Italia, ku qeveria kompenson 20% të kostos së naftës për fermerët, bujqësia shqiptare ndihet e braktisur.

Sipas Sharkës, fermerët vendas janë plotësisht të pasubvencionuar dhe pa asnjë politikë afatgjatë për të amortizuar krizat, duke i bërë ata 100% të varur nga importet e shtrenjta të inputeve.

Një nga faktorët kryesorë që fryn çmimet është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Ndërsa në Shqipëri TVSH-ja për ushqimet e shportës është 20%, në Kosovë ajo është 8%, në Greqi 6% dhe në Itali vetëm 4%. Por situata bëhet edhe më alarmante.

Sipas ekspertit, për shkak të një skeme fiskale komplekse, taksa reale që paguan konsumatori për produktet bujqësore vendase arrin nga 25% deri në 30%. Kjo ndodh sepse fermerët paguajnë taksa për inputet si nafta dhe energjia, ndërsa tregtarët aplikojnë 20% TVSH mbi çmimin final, duke krijuar një efekt zinxhir që e paguan tërësisht konsumatori.

Në kulmin e krizës së çmimeve, qeveria mori një vendim paradoksal duke hequr skemën e naftës pa akcizë për fermerët. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur vendet fqinje, si Greqia, po rrisin mbështetjen financiare për bujqit e tyre.

Sharka e cilësoit këtë veprim si një goditje të rëndë dhe të pakuptimtë, e ngjashme me mungesën totale të mbështetjes gjatë pandemisë, kur qeveria shqiptare alokoi zero lekë për fermerët.

Deklarata e plotë:

“Ky është këndvështrimi im dhe duket qartë, ka  shumë argumenta që çojnë në këtë në leximin e qasjes së qeverisë.

Unë sot para se të lidheshim bashkë, po lexoja lajmërimin e shoqatave të agrobiznesit italian, që shpjegonin fermerëve lajmërimin e qeverisë që nga 1 marsi do marrin 20% të kompensim për faturat e naftës deri në në afati i kësaj mase ishte deri në 31 dhjetor 2026.

Pra, gjithë çfarë kanë blerë fermerët naftë për karburant për marsin, qeveria italiane do t'i kompensojë 20% të çmimit, do i kalojë lekët në bankë dhe kjo do jetë për gjithë vitin.

Dhe ajo që unë doja të theksoja është sepse me të drejtë konsumatorët mund të mallkojnë edhe fermerët.

Jo, nuk janë fajtorë fermerët shqiptarë, nuk janë ata burimi i rritjes së çmimit të konsumit.

Sepse ne kemi kohë që diskutojmë për politika të gabuara, për qasjen krejt të kundërt të politikave të qeverisë shqiptare me sektorin në raport me krahasim me politikat e rajonit dhe me politikat e Bashkimit Europian.

Konsumatorët shqiptarë duhet ta dinë që ushqimet e shportës, edhe në Kosovë e kanë 8% TVSH-në, në Greqi e kanë 6%, në Itali e kanë 4%.

Ne marrim 20%. Në mënyrë, është shkalla e TVSH-së. Por për produktet që prodhohen nga fermerët shqiptarë dhe futen në tregun e brendshëm, në rrugë legale, nga tregtarët shqiptarë, konsumatori shqiptar paguan 25 deri në 30% TVSH.

Mos ju duket e çuditshme, është e faktuuar sepse 10% TVSH buxheti i shtetit, qeveria ia merr produkteve bujqësore nëpërmjet tregtarëve të inputeve, ja merr fermerët, kur ata blejnë inputet, naftën, energjinë e tjerë, dhe pastaj 20% neto ja merr tregtarëve që fusin këto produkte në treg.

Për shkak të një gafe fiskale në mekanizmin e mbledhjes së TVSH-së që është zero TVSH në blerje dhe 20 në shitje. Pra, të krahasosh mesataren e Bashkimit Europian 9% me me 25% tek ne, do të thotë që shkaku kryesor i rritjes së çmimit të konsumit, ashtu si tek nafta që 60% e çmimit është barrë fiskale, edhe në ushqime po.

Ky është paradoksi më i madh. Në kushtet kur të gjithë vendet e rajonit, p.sh qeveria greke mori masën të kompensojë 15% të shpenzimeve, të çmimit të inputeve për fermerët, tek ne në kulmin e krizës kur nafta është 2200 e ca lekë, qeveria heq skemën e naftës".