Tradita e bekimit të bukës bashkon besimtarët katolikë në Lezhë në prag të Pashkëve
Besimtarët katolikë në Lezhë, që në orët e para të mëngjesit, me shportat e ushqimeve në duar, u janë drejtuar kishave për të bekuar ushqimin që do ta konsumojnë të dielën e Pashkët.
Bekimi i bukës mbetet një nga momentet më të rëndësishme të festave fetare, një traditë e ruajtur me përkushtim ndër breza.
Besimtarët shprehen se kjo është një ditë me rëndësi të veçantë shpirtërore për ta, pasi përveç ruajtjes së traditës, është edhe një moment lutjeje dhe reflektimi.
Ata theksojnë se lutjet e tyre shkojnë kryesisht për familjet e tyre, por edhe për mbarë popullin, me dëshirën për paqe, mirësi dhe më shumë begati për të gjithë.
Rituali i bekimit të bukës mbetet një moment i veçantë që kujton vlerat e besimit dhe unitetin familjar.