Shikoni si do të jetë biblioteka faraonike e Trump - Avionë, statujë e artë e salla vallëzimi, por asjë libër
Një qiellgërvishtës me pamje mbi Miami, me sallë vallëzimi, shkallë lëvizëse të arta, një statujë të presidentit dhe madje edhe avionin presidencial: rendërimi i projektit është shfaqur në një video të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe postuar në rrjetet sociale nga djali i tij, Eric, duke treguar se si do të duket biblioteka faraonike “Donald J. Trump Presidential Library”.
“Gjatë këtyre muajve kam vënë shpirt dhe zemër në këtë projekt së bashku me ekipin tim të pabesueshëm,” shkruan Eric Trump.
“Ky simbol mbi Miami do të jetë një testament i qëndrueshëm për një njeri të jashtëzakonshëm.”
Megjithatë, në rrjetet sociale kritikat nuk vonuan: në videon e bibliotekës së së ardhmes nuk ka asnjë gjurmë të librave.