Besimtarët katolikë në Shkodër përkujtojnë Udha e Kryqit me 14 ndalesa lutjeje
Nga Katedralja e Shkodrës deri te varrezat e Rrmajit, besimtarët katolikë të Shkodrës kanë marrë pjesë në procesionin e të Premtes së Madhe.
Dita e Ringjalljes vjen duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit, që shënjon kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin në krah drejt Golgotës.
Udha e Kryqit vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit.
Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Giovanni Peragine, tha se Udha e Kryqit na bën të mendojmë se edhe sot përjetojmë padrejtësi në vendin tonë.
Ai u ndal edhe tek luftërat në vende të ndryshme, teksa shtoi se kemi nevojë për paqen dhe nuk duhet të jemi indiferent ndaj vuajtjeve të tjerëve.
Të dielën, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij.