Dronët ukrainas dëmtuan portet/ Terminalet ruse të naftës s’janë në gjendje të pranojnë dërgesa për javën e dytë
Qendrat ruse të eksportit të naftës në Baltik në Ust-Luga dhe Primorsk mbeten të paafta për të përballuar dërgesat pas një serie sulmesh me dronë ukrainasë, duke bërë që rafineritë e vendit të gjejnë rrugë alternative për eksport, thanë burime të industrisë të premten.
Sulmet kanë dëmtuar infrastrukturën portuale dhe kanë vazhduar gjatë dy javëve të fundit të marsit, me të paktën pesë sulme në Ust-Luga brenda 10 ditëve.
Burimet thanë se kufizimet e eksportit, së bashku me ndërprerjet në rafineritë e mëdha, mund të çojnë në një ulje të prodhimit të naftës në Rusi.
Tregtarët thanë se rafineritë nuk kanë qenë në gjendje të furnizojnë naftë në Primorsk për eksport që nga 22 marsi, duke i lënë rafineritë në Rusinë Evropiane dhe Siberinë pa rrugën e tyre më të qëndrueshme të eksportit.
"Karburanti diesel nuk është pranuar në Primorsk që nga e diela (22 mars)", tha një burim nga industria. "Ata kanë premtuar të rifillojnë pranimin e dërgesave në sistem."
Tregtarët thanë se rafineritë po detyroheshin të merrnin në konsideratë, rrugë më të shtrenjta të transportit hekurudhor drejt terminaleve të tjera të eksportit.
Rafineritë që normalisht dërgojnë dërgesa në Ust-Luga gjatë një jave e gjysmë kanë konsideruar dërgimin e dërgesave të tyre të naftës në Vysotsk, më në veri në Gjirin e Finlandës, ose në Taman në bregdetin e Detit të Zi.
Por tregtarët thonë se Vysotsk ka një kapacitet më të vogël përpunimi, dhe transporti detar për në Taman do të kërkonte sigurimin e një numri më të madh vagonësh hekurudhorë.
Zyrtarët detarë finlandezë i thanë Reuters këtë javë se dërgesat nga Primorsk dhe Ust-Luga ranë ndjeshëm në "anije individuale", në vend të një mesatareje javore prej 40 deri në 50./ Reuters.