Trump: Rrëzimi i avionit amerikan s’do të ndikojë në negociatat me Iranin!

Në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Presidenti amerikan, Donald Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të vazhdueshme të kërkim-shpëtimit në Iran, pas rrëzimit të një avioni amerikan.

Por ai shprehu zhgënjim në lidhje me disa nga mbulimet e asaj që është qartësisht një operacion shpëtimi intensiv dhe i ndjeshëm. 

I pyetur nëse ngjarjet e sotme do të ndikojnë në ndonjë negociatë me Iranin, presidenti tha se jo.

«Jo, aspak. Jo, është luftë. Jemi në luftë, Garrett», tha ai.

Sakaq dy helikopterë ushtarakë amerikanë që ishin të përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit të F-15 u goditën nga zjarri iranian, por anëtarët e shërbimit janë të gjithë shëndoshë e mirë, sipas një zyrtari amerikan.