Real Madridi rikthen Militaon pas katër muajsh, braziliani në listën e grumbulluarve

Real Madrid rikthehet me një lajm të madh për tifozët: mbrojtësi brazilian Éder Militão është përfshirë sërish në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e kampionatit kundër Maiorca-s, e cila do të luhet nesër, në orën 16:15. Ky rikthim vjen pas pothuajse katër muajsh mungesë për shkak të një lëndimi.

Ky është një moment i rëndësishëm për trajnerin e Real Madridit, duke pasur parasysh edhe rikthimin e Champions League, ku “Los Blancos” do të përballen me Bayern Munich të martën. Rikthimi i Militaos përforcon ndjeshëm repartin defensiv, i cili ka pësuar disa mungesa gjatë muajve të fundit.

Lista e grumbulluarve për ndeshjen kundër Maiorca-s është:

Portierë: Lunin, Fran González, Javi Navarro

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Alaba, Trent, Asencio, Carreras, Fran García, Rüdiger, Huijsen

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Arda Güler, Manuel Ángel, Palacios, Thiago

Sulmues: Vini Jr., Mbappé, Gonzalo, Brahim, Mastantuono

Ky rikthim i Militaos sjell siguri në mbrojtje dhe rrit opsionet për trajnerin në dy sfidat e ardhshme, duke përfshirë ndeshjen kyçe të Champions League.