VIDEO/ Sherr mes adoleshentësh, plagosen me thikë dy të rinj në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Shkodër, ku një grup adoleshentësh është konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e sherrit, njëri prej tyre është qëlluar me armë të ftohtë në zonën pranë shatërvanit në qendër të qytetit të Shkodrës.

'Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve', thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.