KPA, sorosianët e fundit, kapja me dhunë e Gjykatave të Apeleve

Nga Basir Çollaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhjetëra vendime të pazbardhura për mbi dy vite, ndonëse ligji parashikon 30 ditë kalenderike. Arsyeja e moszbardhjes, ka të bëjë me faktin se vendimmarrjet e tyre kanë standarde të shumëfishta.

Për shembull, Iliba Bazati Qirko, kunata e Pamela Qirko Ballukut, ish kryetare e KPK, motra e të pandehurës ish-ministre, zëvendëse e Ramës, ka më shumë se dy vite me vendim të pazbardhur.

Sot ushtron detyrën si kryetare e Gjykatës së Apelit të juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë. Olsi Komiçi ish kryesues i trupës së rivlerësimit të saj, sot deputet i PS, bashkë me anëtarët, rrëzoi raportet e Inspektoratit për pasuritë e paligjshme. Duket se u hoqën nga raporti i rivlerësimit të dhënat nga DSIK për referimet rreth kontakteve me persona të botës së krimit.

KPA-ët "sheikë" të pakontrolluar kërkojnë:

Të emërohen gjyqtarë të Apeleve, sipas tyre detyrim ligjor i KLGj.

Të mos i nënshtrohen rivlerësimit, me arsyetimin se i ka kontrolluar Kuvendi, ose ndryshe Partia-shtet.

Ata duan të hyjnë paligjshmërisht në sistem.

Aneksi i Kushtetutës parashikon se kjo trupë ka mandat të njëjtë me Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të emërohen drejtpërdrejt gjyqtarë. Kushtetuta parashikon jo emërime të drejtpërdrejta, sipas kërkesës së tyre dhe pa vetting. Ky proces duhet të kalojë në formën e kërkuar nga ligji

Së pari

Të mos kenë pasur lidhje, përfshirje me Sigurimin e Shtetit, ose Shërbimin Informativ, si papajtueshmëri me detyrat e pretenduara

Së dyti

përveç juridikut, të kenë mbaruar Shkollën trevjeçare të Magjistraturës.

Së treti

T'i nënshtrohen vettingut, me të njëjtën metodologji, siç ata aplikuan për dhjetëra gjyqtarë e prokurorë, që pretendojnë të jenë kolegë. Kolegë të larguar prej tyre nga sistemi për shuma minimale, qesharake, brenda marzhit të dyfishit të pasurisë së paprovuar nga burimet,.ashtu si Kushtetuta kishte sanksionuar. Masë kjo e pa-aplikuar asnjëherë nga KPK dhe KPA. Ky dënim pa ligj, vendosur prej këtyre trupave "fakire" blloku ka sjellë kapitullimin e sistemit të drejtësisë.

Nga gjashtë kërkuesit e KPA rezulton se vetëm Ina Rama është magjistrate. Ndonëse për të ka fakte të publikuara të AKSHI dhe padi në Gjykatë si bashkëpunëtore e Shërbimit Informativ. Duket se shënjestra e saj profesionale dhe personale është emërimi pa vetting si kryetare e Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Aty janë edhe filmimet dhe përgjimet parandaluese. Edhe emërimi i mëparshëm i saj në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, u bë në shkelje të ligjit, të afatit 7-vjeçar në detyrën e gjyqtares. Zonja kishte 1. 5 vjet në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë. KPA-ët e tjerë nuk janë magjistratë, nuk kanë mesateren e kërkuar nga ligji mbi notën 8-të, për të garuar për Shkollën e Magjistraturës.

Ndërhhrjet e paligjshme të KPA pranë KLGj nga viti 2022, aso kohe ish-kryetarja Albana Shtylla, firmëtarja me fondacionin Soros për reformën, dhe më 2026 me 17 mars nga Sokol Çomo, janë shantazh i hapur me firmë dhe vulë.

Ndërsa KLGj ka pasur detyrim ligjor, të kishte kallëzuar penalisht anëtarët e KPA, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Sepse kanë përdorur institucionin dhe vulën e tij për të detyruar KLGj t'u mbajë karriget bosh në Gjykatat e Apelit për gjashtë vite, duke sjellë një dëm të rëndë për drejtësinë.

Dy ditë më parë, dy të pahetuarit nga pasuria, ku mediet kanë sjellë fakte të rënda, shkuan fizikisht në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në formë urdhëruese kërkuan emërimin e tyre pa vetting. Për herë të tretë,.Këshilli i Lartë Gjyqësor, anëtarët e së cilës kanë vetë halle, emëruar në kundërshtim me ligjin, nuk guxuan të zbatojnë ligjin, minimalisht të njoftojnë policinë, e të kërkojnë hetim të thelluar. Hetim ku, mund të dalin shumë surpriza kriminale, për emrat kërkues.