Sulmi masiv ajror i Rusisë në Ukrainë, shkon në dhjetë numri i viktimave
Sulmi masiv ajror i Rusisë në Ukrainë u ka marrë jetën e të paktën dhjetë personave. Rusia goditi me 500 dronë Ukrainën, duke shkaktuar jo vetëm vitima por edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
"Rreth 500 dronë dhe raketa" u lëshuan nga Rusia sot, tha ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha në një postim në platformën X. Mediat shkruajnë se sulmet vranë një person në Bucha, afër Kievit, një tjetër në Kherson, tre në rajonin Sumy, një në Zhytomyr dhe dy në Kharkiv, qyteti i madh pranë frontit lindor.
Në Kramatorsk, një tjetër qytet i madh pranë vijës së frontit, në mesditë rusët gjuajtën pesë bomba duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur tre. Në të njëjtën kohë, në shumë zona u ndërpre energjia elektrike për shkak të granatimeve.