Alarmi për sulme terroriste në Shqipëri/ ‘Qeveria hesht’, Çollaku: Këshilli i Sigurisë, i zhytur në korrupsion!
Paralajmërim i lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrezikun e sulmeve terroriste nga grupe të lidhura me Iranin, ka vënë në pah jo vetëm brishtësinë e sigurisë në vend, por edhe një mungesë totale reagimi nga qeveria shqiptare.
I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me Bled Markun në Syri Tv, gazetari Basir Çollaku e përshkroi qëndrimin e qeverisë si “jetesë në hënë”, duke theksuar se institucionet më të larta të sigurisë në vend janë thellësisht të komprometuara.
Pavarësisht rëndësisë së këtij njoftimi nga partneri kryesor strategjik, qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë masë apo reagim zyrtar, gjë që sipas Çollakut, kjo neglizhencë tregon një shkëputje të qeverisë nga realiteti dhe një dështim për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.
Çollaku theksoi gjithashtu se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, është i paaftë të funksionojë, pasi një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të tij janë vetë nën hetim ose të akuzuar për korrupsion dhe afera të tjera.
“Rreth 80% e tyre janë ose nën hetim, ose të pandehur,” deklaroi ai, duke përmendur figura të larta si Presidenti, Kryeministri, ish-ministra, ish-drejtues të policisë dhe të shërbimeve informative.
Heshtja ndaj paralajmërimit amerikan, u shpreh ndër të tjera gazetari Çollaku, nuk është veçse simptoma e fundit e një shteti, siguria e të cilit është lënë në harresë.
Ajo çfarë vihet re, duket sikur qeveria shqiptare jeton në hënë, në planet tjetër, por dhe jo në trojet e kësaj republike. Jo vetëm neglizhenca, pafuqia, pamundësia për mënyrën e reagimit, duket sikur ajo nuk është përfaqësuese e shqiptarëve. Dhe në këtë, le të themi, përballet ndaj emërimit të Shteteve të Bashkuara të këtij partneriteti strategjik dhe informacioneve që ka Shtetet e Bashkuara, të dhënave që ata kanë. Ju duket sikur lufta është jashtë universit të qeverisë shqiptare, kryeministrit, ministrave të caktuar që reagojnë. Ajo është një informacion për t'u marrë seriozisht në konsideratë. Pyetja është, çfarë marrin seriozisht ne? Cili është ai realitet? Cila është ajo ngjarje? Cili është ai dëm që u vjen shqiptarëve dhe merret seriozisht? Sepse të dhënat për sjellë, ambasada amerikane nuk janë vetëm për amerikanët, pra ata që jetojnë në Shqipëri, por janë edhe për Shqipërinë.
Ne nuk kemi një histori dashurie me Iranin. Kujtojmë këtu le të themi edhe ngjarjet e mëparshme që nga largimi i ambasadës, sulmet kibernetike, të gjitha institucioneve jo vetëm para një viti, para dy vitesh, por edhe në ditët e fundit, disa institucioneve pas sulmeve, të cilat kanë efekte në përditshmërinë e jetës së shqiptarëve. Natyrisht kemi, le të themi, një element tjetër që janë jo pak iranianë, pra, të emërtuar si opozita e këtij regjimi, që gjenden pra MEK-u që gjendet në Manëz, gjendet në Shqipëri, gjendet në zonën e Durrësit dhe në raport me qeverinë, me regjimin iranian, ata janë le të themi një, janë një adresë, janë një destinacion, janë një shënjestër. Përveç, përveç kësaj duhet të kujtojmë që në këto episode ku përmendet Irani, ne kemi edhe histori të tjera që në dukje janë të parëndësishme, por kanë Iranin brenda, le të themi trafiku i drogës, garda revolucionare e Iranit ka vepruar dhe shqiptarë jo pak, në historinë e Lashtës, dhe kjo kanosje çfarë është? Është vetëm fizike? Dhe cila është ajo që ne ofrojmë për mbrojtje ne, pra qeveria, pushteti, institucionet? Pra, cili është investimi që kanë bërë shqiptarët dhe qeveria shqiptare për mbrojtjen e shqiptarëve? Një fakt i që jemi në NATO dhe kemi vënë hartën e NATO-s tek muri dhe rezultojmë të mbrojtur? Cili është investimi?
Sepse efektet e kësaj kanosje janë ekonomike, po e shohim çmimin e naftës, ishte 224 lekë me vendimin e bordit sot. Përveç kësaj edhe të produkteve, pra zinxhiri i rritjes së energjisë shkakton efekt në ekonomi, në mirëqenie, në përditshmërinë tonë, në shumë faktorë dhe kjo është, le të themi, përballë masave të munguara. Këshilli i Sigurisë Kombëtare, të paktën teorikisht do themi duhet ta mbledhim. E kush ta mbledhi? Këshilli i Sigurisë Kombëtare nëse i marrim emër për emër, 80% e tyre janë të pa sigurtë, janë të pa sigurisë, sepse janë persona në hetim, janë persona të pandehur, që nga presidenti, kryeministri, ministrja e pandehur, ish-ministrja e energjetikës, ka qenë, le të themi javën e parë ishte drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, drejtori i shërbimit informativ, drejtori, ish-këshilltari i mbrojtjes dhe janë 14 të tillë që s'i kemi marrë ne emër për emër, në një listim që kam bërë më rezulton që 80% e tyre janë ose në hetim ose të pandehur.
Dhe ky këshill le të themi që nuk ka sigurt as vetveten në raport me edhe gjendjen juridike apo atë çfarë e pret me drejtësi, nuk mund të mendojnë ata për Shqipërinë se nuk kanë menduar asnjëherë. Vetëm nëse pyesim ne, po mirë, ne jemi të pasigurtë nga, ne nuk sigurojmë dot nga përmbytjet, nuk sigurojmë dot nga tërmetet, nuk sigurojmë dot nga zjarret. Tashmë ka dhe karshillëkun, ka dhe çmendurinë që u thonë Shteteve të Bashkuara që ju keni hamendësime, ku e dini gjë ju? E kupton se me kë kemi të bëjmë, çfarë fatkeqësie kombëtare është në krye të qeverisjes.
Ky individ, sy dhe veshë të mbyllur u thotë Shteteve të Bashkuara, ku e dini gjë ju, këto janë hamendësime, janë informacione rutinë. E ka hallin që Shqipëria e bëri një vend të sigurt, hajdeni për turizëm se na duhet të pastrojmë ca para aty e, hajdeni ndërtoni se na duhet të pastrojmë ca të tjera, miliona euro dhe mos më tepër aty. E ka hallin se si e si këtë kaos global, këto shenja lufte që nuk janë larg. Ne kujtojmë se 2000 km është larg, por lufta, lufta afrohet me orë, efektet e saj afrohen me minuta. Në gjithë këtë lloj harte të sigurisë, ne jemi më të ekspozuar dhe më të zbuluar se ndoshta pakkush në rajon dhe në Evropë.